• office@old.redi-ngo.eu

Local Entrepreneurship Hub Coordinator / Koordinatori/ja i/e Qendrës Lokale të Sipërmarrjes

Operating Countries: Albania

REDI Ngo Logo

Reference: Open Call

Duration: 36 months

Type: Hire

GDPR Compliance - As part of any recruitment process, REDI NGO collects and processes personal data relating to job applicants. The organisation is committed to being transparent about how it collects and uses that data and to meeting its data protection obligations. Data we collect: your name, address and contact details, including email address and telephone number; details of your qualifications, skills, experience and employment history. Your data will be deleted after six months.

 

Position

Local Entrepreneurship Hub Coordinator

Work Package

Entrepreneurship (led by REDI)

Employer

REDI

Number of posts

1 position – Region 2: Albania

Level of effort

100% (full-time)

Duration

Region 2: 36 months

Duty station / location

Region 2 — Albania

Reports to

Project Manager

Supervises

Hub-based staff, including Business Facilitators, Business Club Officers and the Local Entrepreneurship Hub Finance Officer

Indicative gross remuneration

Per the approved action budget

 

 

EN

Background

Roma-Powered Growth is a 36-month regional action implemented across the Western Balkans by a consortium of Roma-led institutions led by the Roma Foundation for Europe (RFE), together with the Roma Education Fund (REF), the Roma Entrepreneurship Development Initiative (REDI) and the European Roma Institute for Arts and Culture (ERIAC), with the support of the European Commission. The action addresses structural barriers to Roma labour-market participation across the lifecycle through three work packages: WP1 Employment, WP2 Education, and WP3 Entrepreneurship.

REDI leads Work Package 3 – Entrepreneurship: Formalisation, Growth and Market Access. WP3 supports Roma micro-entrepreneurs and Roma cultural workers to formalise, grow, and access finance and markets. It is delivered through five interlinked activities: the redi.business digital support platform; Entrepreneurship Hubs and Business Clubs providing business diagnostics, mentoring and EntreComp-based training; access to finance and market integration; policy engagement to strengthen the environment for Roma entrepreneurship and business formalisation; and monitoring, evidence generation and preparation for scale-up.

REDI operates in two regional clusters — Region 1 (North Macedonia and Serbia) and Region 2 (Albania and Montenegro) — through a network of four Entrepreneurship Hubs, and aims to support approximately 3800 Roma entrepreneurs. Expected results include increased business formalisation, EntreComp certification, tailored technical assistance, improved finance-readiness and greater access to finance and markets, contributing to the EU Growth Plan for the Western Balkans and related enlargement processes (Roma Ministerial, Berlin Process).

Purpose of the position

The Local Entrepreneurship Hub Coordinators are responsible for the operation and service quality of their Entrepreneurship Hub, coordinating staff, monitoring performance and engaging institutional stakeholders so that WP3 objectives and direct support to Roma entrepreneurs are met.

Objectives

  • Ensure effective, high-quality operation of the Entrepreneurship Hub and its services.
  • Anchor the hub within the local business-support ecosystem and public institutions.

Key responsibilities and tasks

  • Oversee day-to-day hub operations, ensuring activities and support services are executed effectively and efficiently.
  • Coordinate and support hub staff (Business Facilitators, Business Club Officers, Hub Finance Officer) and manage service quality and caseloads.
  • Monitor the progress of business diagnostics, mentoring, EntreComp training and business development support.
  • Engage institutional stakeholders, including municipalities, ministries, chambers of commerce and financial institutions.
  • Coordinate with local stakeholders to foster entrepreneurship and economic development within Roma communities.
  • Ensure accurate reporting of hub results in monitoring systems.

Expected deliverables

  • A functioning Entrepreneurship Hub meeting service-quality and caseload standards.
  • Hub work plans and periodic performance reports.
  • Documented engagement with local institutions and stakeholders.

Required qualifications and experience

  • University degree in business, economics, management or a related field.
  • Minimum 3 years of relevant experience, ideally in business support, incubation/acceleration or local economic development.
  • Team-coordination and stakeholder-management skills.
  • Command of the relevant national language and working English; knowledge of Roma communities is an asset.

Reporting and working arrangements

The position reports to the Project Manager. The post-holder supervises / coordinates: Hub-based staff, including Business Facilitators, Business Club Officers and the Local Entrepreneurship Hub Finance Officer. The post-holder works within the REDI-led team and coordinates closely with the consortium’s Central Programme Management Unit (RFE) and, where relevant, with REF and ERIAC. All work must comply with the action’s rules on financial management, monitoring, data protection, and EU communication and visibility.

How to apply

Interested candidates should submit a CV, a short cover letter, two recommendation letters in English, quoting the position title and budget reference to redialbania@old.redi-ngo.eu . Applications are reviewed on a rolling basis until the position is filled. REDI is an equal-opportunity employer and strongly encourages applications from Roma candidates and from women. Only shortlisted candidates will be contacted.

 

AL

Përshkrim / Konteksti

Roma-Powered Growth është një nismë rajonale 36-mujore që zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor nga një konsorcium institucionesh të drejtuara nga romët, nën udhëheqjen e Roma Foundation for Europe (RFE), së bashku me Roma Education Fund (REF), Roma Entrepreneurship Development Initiative (REDI) dhe European Roma Institute for Arts and Culture (ERIAC), me mbështetjen e Komisionit Evropian. Nisma synon të adresojë pengesat strukturore që kufizojnë pjesëmarrjen e romëve në tregun e punës, përmes ndërhyrjeve që mbulojnë faza të ndryshme të jetës dhe që organizohen në tri paketa pune: PP1 – Punësimi, PP2 – Arsimi dhe PP3 – Sipërmarrja.

REDI drejton Paketën e Punës 3 – Sipërmarrja: Formalizimi, Rritja dhe Aksesi në Treg. Kjo paketë synon të mbështesë mikro-sipërmarrësit romë dhe profesionistët romë të sektorit tradicional në formalizimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre, si dhe në rritjen e aksesit në financim dhe tregje. Mbështetja realizohet përmes pesë aktiviteteve të ndërlidhura: platformës digjitale të mbështetjes redi.business; Qendrave të Sipërmarrjes dhe Klubeve të Biznesit, të cilat ofrojnë vlerësim të nevojave të biznesit, mentorim dhe trajnime të bazuara në kuadrin EntreComp; lehtësimit të aksesit në financim dhe integrimit në treg; angazhimit në nivel politikash për përmirësimin e mjedisit që mundëson zhvillimin e sipërmarrësve romë dhe formalizimin e bizneseve; si dhe monitorimit, gjenerimit të të dhënave dhe përgatitjes së modelit për zgjerim të mëtejshëm.

Paketa e Punës 3 zbatohet përmes dy grupimeve rajonale: Rajoni 1, që përfshin Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, dhe Rajoni 2, që përfshin Shqipërinë dhe Malin e Zi. Zbatimi mbështetet në një rrjet prej katër Qendrash të Sipërmarrjes dhe synon të ofrojë mbështetje për rreth 3,800 sipërmarrës romë. Rezultatet e pritshme përfshijnë rritjen e numrit të bizneseve të formalizuara, certifikimin sipas kuadrit EntreComp , ofrimin e asistencës teknike të përshtatur sipas nevojave, rritjen e gatishmërisë së sipërmarrësve për të përfituar financim, si dhe përmirësimin e aksesit të tyre në financim dhe tregje. Në këtë mënyrë, nisma kontribuon edhe në objektivat e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe në proceset e ndërlidhura me zgjerimin e Bashkimit Evropian, përfshirë Ministerialin për Romët dhe Procesin e Berlinit.

Qëllimi i pozicionit

Koordinatori/ja është përgjegjës/e për funksionimin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Qendrat përkatëse të Sipërmarrjes. Ata koordinojnë punën e stafit, monitorojnë performancën dhe bashkëpunojnë me institucionet dhe aktorët përkatës, për të siguruar përmbushjen e objektivave të Paketës së Punës 3 (PP3) dhe ofrimin efektiv të mbështetjes së drejtpërdrejtë për sipërmarrësit romë[i].

[i] [i] Jemi referuar përcaktimit të përdorur nga Këshilli i Evropës (CoE) për (Roma and Travellers) për të përfshirë larminë e gjerë të grupeve që mbulohen nga puna e tij në këtë fushë. Nga njëra anë, ky term përfshin: a) Romët, Sinti/Manush, Calé, Kaale, Romanichals, Boyash/Rudari; b) Egjiptianët e Ballkanit (Egjiptianët dhe Ashkalinjtë); c) grupet lindore (Dom, Lom dhe Abdal). Nga ana tjetër, ai përfshin edhe grupe të tilla si Travellers, Yenish dhe popullsitë e përcaktuara me termin administrativ “Gens du voyage”, si dhe personat që vetë identifikohen si Gypsies. Ky shënim ka karakter shpjegues dhe nuk përbën një përkufizim të Romëve dhe/ose Udhëtarëve.

Objektivat

  • Të sigurojë funksionimin efektiv dhe cilësor të Qendrës së Sipërmarrjes dhe të shërbimeve që ajo ofron.
  • Të integrojë dhe pozicionojë Qendrën si pjesë aktive të ekosistemit vendor të mbështetjes së biznesit dhe të forcojë bashkëpunimin e saj me institucionet publike.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

  • Të mbikëqyrë funksionimin e përditshëm të Qendrës, duke siguruar që aktivitetet dhe shërbimet mbështetëse të realizohen në mënyrë efektive dhe efikase.
  • Të koordinojë dhe mbështesë stafin e Qendrës (Lehtësuesit e Biznesit, Specialistët e Klubit të Biznesit dhe Specialistin/en e Financës), si dhe të menaxhojë cilësinë e shërbimeve dhe ngarkesën e rasteve të trajtuara.
  • Të monitorojë ecurinë e vlerësimit të nevojave të bizneseve, mentorimit, trajnimeve EntreComp dhe mbështetjes për zhvillimin e biznesit.
  • Të angazhojë dhe bashkëpunojë me aktorët institucionalë, përfshirë bashkitë, ministritë, dhomat e tregtisë dhe institucionet financiare.
  • Të koordinohet me aktorët vendorë për të nxitur sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik në komunitetet rome.
  • Të sigurojë raportimin e saktë të rezultateve të Qendrës në sistemet e monitorimit.

Rezultatet e pritshme

  • Një Qendër Sipërmarrjeje funksionale, që përmbush standardet e përcaktuara për cilësinë e shërbimeve dhe menaxhimin e ngarkesës së rasteve.
  • Plane pune të Qendrës dhe raporte periodike mbi performancën dhe rezultatet e saj.
  • Bashkëpunim dhe angazhim i dokumentuar me institucionet dhe aktorët vendorë.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar

  • Diplomë universitare në biznes, ekonomi, menaxhim ose në një fushë të ngjashme.
  • Të paktën 3 vite përvojë pune relevante, mundësisht në mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve, programe inkubimi/përshpejtimi ose zhvillimin ekonomik vendor.
  • Aftësi të mira në koordinimin e ekipeve dhe në menaxhimin e marrëdhënieve me aktorët dhe palët e interesuara.
  • Zotërim i gjuhës përkatëse kombëtare dhe njohuri pune të gjuhës angleze; njohja e komuniteteve rome përbën avantazh.

Raportimi dhe organizimi i punës

Koordinatori/ja raporton te Menaxheri/ja i/e Projektit. Personi që mban këtë pozicion mbikëqyr dhe koordinon stafin e Qendrës, përfshirë Lehtësuesit e Biznesit, Specialistët e Klubit të Biznesit dhe Specialistin/en e Financës të Qendrës Lokale të Sipërmarrjes.

Personi është pjesë e ekipit të drejtuar nga REDI dhe bashkëpunon ngushtë me Njësinë Qendrore të Menaxhimit të Programit të konsorciumit (RFE), si dhe, kur është e nevojshme, me REF dhe ERIAC.

E gjithë puna duhet të kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e projektit për menaxhimin financiar, monitorimin, mbrojtjen e të dhënave, si dhe komunikimin dhe vizibilitetin e Bashkimit Evropian.

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një letër motivimi të shkurtër, në anglisht, duke përmendur titullin e pozicionit dhe referencën e buxhetit në redialbania@old.redi-ngo.eu .

Aplikimet do të shqyrtohen në mënyrë të vazhdueshme deri në plotësimin e pozicionit. REDI është një punëdhënës që garanton mundësi të barabarta dhe inkurajon veçanërisht aplikimet nga kandidatët romë dhe gratë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë do të kontaktohen.

 

 

 

 

 

 

Duration: 36 months

Interested candidates should submit a CV, a short cover letter, two recommendation letters in English, quoting the position title and budget reference to redialbania@old.redi-ngo.eu .